Abdixhiku takon bizneset në Shtime: Kurti popullist pa ambicie, Kosova mundet më mirë, do ta bëjmë më mirë

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje. Abdixhiku ka takuar 52 bizneset më të mëdha të qytetit të Shtimes, me të cilët ka biseduar për brengat e tyre dhe ua ka prezantuar projektet ekonomike të platformës politike të LDK-së “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova është shumë e pasur për të qenë një vend kaq I varfër. Ai ka akuzuar Kurtin si popullsit me mungesë ambiciesh që s’ka bërë investime qeveritare.

banner

Kreu i LDK-së thotë se mungesa e investimeve e ka çuar vendin në një deficit tregtar rekord prej 5 miliardë eurove dhe në inflacion rekord me 30 % dhe rritje ekonomike më të ulëtën që nga pavarësia.

Njoftimi i plotë:

Këtë mëngjes qëndrova në qytetin e Shtimes. Aty pata takim me 52 bizneset më të mëdha të kësaj Komune. Dëgjova për pikëpamjet dhe brengat e tyre; siç dhe u prezantova projektet kryesore ekonomike të ‘Rrugës së re’.

Prezenca e madhe e tyre ishte shenjë e një lidhjeje natyrale që si parti e djathtë kemi me sektorin privat; ndërsa bashkëbisedimi i hapur ishte një mundësi e re drejt përafrimit tonë të vërtetë.

Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër. Kosova ka njerëz, iniciativë e sektor privat që mund ta bëjnë zhvillimin fare të lehtë! Fatkeqësisht, mungesa e ambicies së popullistëve ka shkaktuar mungesë të investimeve qeveritare. Mungesa e investimeve ndërsa ka vendosur vendin në deficit rekord tregtar 5 miliardësh, inflacion rekord 30% e rritje ekonomike më të ulëtën në paspavarësi. Kosova mundet më mirë! Do ta bëjmë më mirë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy