Një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së viktimës dhe atij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe ia ka sekuestruar armën.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai
I plagosuri eshte Nagip Qusaj ndërsa i dyshuar është ish-dhëndri i tij, Omer Muhameti.