107
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt.
Sead Veseli është zgjedhur ushtari më i mirë për vitin 2024
Në vendin e dytë është zgjedhur po ashtu ushtari i FSK-së, Lavdim Ibishi, ndërkaq të tretin Endrit Shartolli.
FSK ka shpallur fituesit edhe nga radhët e garuesve ndërkombëtarë.
Garuesi ndërkombëtar vendi i parë: Muhamed Jusuf Ahmed.
Garuesi ndërkombëtar vendi i dytë: Salame Madallahe
Garuesi ndërkombëtar vendi i tretë: Zorjan Marjanoviq.