Hyn në fuqi udhëzimi administrativ – Në cigare vendosen ilustrime për efektet negative

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Vërejtjet e Kombinuara, që derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë

Ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi me datë 25 prill 2024.” – thuhet në njoftimin e MSH-së dërguar mediave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy