Interi është kampioni i ri i Italisë. Zikaltrit ishin bindshëm më të mirë se skuadrat tjera, duke e fituar herët titullin kampion.
Përkundër kësaj, Interi po planifikon të forcojë edhe më tej skuadrën.
Sipas Tutto Sport, ekipi nga qyteti i modës do të shpenzojë 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjithashtu, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez janë në bisedime për të rinovuar kontratat e tyre.
Në anën tjetër, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen zikaltërve si lojtarë të lirë në verë.
https://twitter.com/DeadlineDayLive/status/1783825351086584046?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1783825351086584046%7Ctwgr%5Eba1d2da26cef508b4e6e130cd91c192e6062989b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Finteri-planifikon-te-shpenzoje-100-milione-euro-ne-vere%2F
Me këto dhe përforcimet që do të vijnë, Interi përveç titullit në Itali do të tentojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
Ata ishin afër ta bënin këtë edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Manchester City me rezultat minimal 1:0