Paralajmërimi i Kurtit për Kodin Civil, deputeti i VV-së: Unë s’ndryshoj qëndrim edhe nëse më kushton me pozitë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës.

Nga atje kryeministri Kurti ka dhënë dy paralajmërime: zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë, madje për të dytën deklaroj se do të merret personalisht për ti siguruar votat për këtë çështje dhe se është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

banner

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroj Kurti.

Megjithatë, janë disa deputetë të subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, që janë kategorikisht kundër votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramoz Agusholli për FrontOnline deklaron se nuk do të ndryshoj aspak qëndrim sa i përket votës së tij rreth lejimit e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

‘’ Jo, jo jo…., nuk ka me ndryshu absolut qëndrim. Unë flas për vete, nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Qëndrimi ka me qenë i njëjtë.’’ thotë ai.

Deputeti Agusholli po ashtu thotë se nuk do të ndryshoj qëndrim edhe nëse kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe shef i subjektit ku ai është deputet i bën trysni rreth kësaj çështje.

‘’Ai mundet ndonjë trysni me pas, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin, kur janë këto çështje në pyetje’’ deklaron ai.

Agusholli më tej shton se nuk ndryshon fare qëndrim edhe nëse vota e tij për këtë çështje do të vendoste që ai të jetë apo jo kandidat për deputet në zgjedhjet e reja

‘’Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim’’ u shpreh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy