Sveçla pret në takim Drejtorin e Policisë dhe IPK-së, flasin për raportet e inspektimeve

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre,

Siç thuhet në komunikatë, në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës.

banner

“Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim u diskutua niveli i  zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë.

“Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës”.

“Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy