Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili gjatë periudhës së fundit është ndër personat që është përmendur se mund të pasojë Miroslav Lajçak, sot ka njoftuar se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.
Lidhur me pyetjet që po merr ish-Presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për Emisar Special i Bashkimit Europian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perendimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e dytë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Pahor ka vazhduar duke thënë se për këtë çështje fillimisht dëshiron të koordinohet me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell dhe shtetet e QUINT-it.