Krerët e shtetit bënë sot homazhe në Lëndinen e Pikëllimit në Meje

by engel

Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës. Nga aty, krerët institucionalë kërkuan drejtësi për viktimat, teksa u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi. “376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë”.

376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës.

banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore. “Sibjet po mbahen 25 kur lifta e arriti kulmin e luftës para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në historinë elitës masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja.

Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, tha Kurti.

“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë./EkonomiaOnline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy