33
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali për të Pagjeturit që gjendet para ndërtesës së kuvendit do t’i bëjë nga ora 10:00.
Po ashtu, Osmani do të jetë për homazhe edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës. Bëhet e ditur se Osmani do të merr pjesë edhe në tubimin përkujtimor që do të mbahet në nderim të Masakrës së Mejës.