Gjiganti evropian që dëshiron të largojë Van Dijkun nga Liverpooli

by Nexhat

Borussia Dortmund po shqyrton një lëvizje të papritur për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të shquar Virgil van Dijk, sipas raportimeve të fundit.

Ky lajm ka bërë që trajneri Arne Slot të ketë prioritet një kontratë të re për kapitenin e Liverpoolit, në një përpjekje për ta mbajtur atë në Anfield mes interesimit nga klubet e tjera

banner

Largimi i afërt i Jurgen Klopp nga Reds pas pothuajse nëntë vitesh ka shkaktuar një sërë ndryshimesh në klub. Pas negociatave me Arne Slot, Liverpool ka rënë dakord për një paketë kompensimi me Feyenoord që Slot të bëhet trajneri i ri i ekipit, duke u përgatitur për një epokë të re nën drejtimin e tij

Van Dijk, Mohmed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, tri shtyllat themelore të skuadrës, përballen me mundësinë për t’u bërë lojtarë të lirë në verën e vitit 2025 nëse nuk arrihet një marrëveshje rinovimi. Kjo situatë ka alarmuar disa klube të rëndësishme, përfshirë Borussia Dortmundin, të cilët janë të vëmendshëm ndaj situatës kontraktuale të mbrojtësit holandez.

Dortmundi, së bashku me klubet e tjera në Evropë, po monitorojnë nga afër të ardhmen e Van Dijk. Pavarësisht 32 viteve të tij, mbrojtësi konsiderohet ende i aftë të shkëlqejë në Ligën Premier dhe në garat evropiane për disa vite të tjera, sipas bindjeve të Arne Slot, i cili sheh tek ai një element kyç për suksesin e Liverpoolit në të ardhmen.

Ndërsa ri-nënshkrimi i Van Dijk është një prioritet për Slot, ai gjithashtu dëshiron të sigurojë qëndrimin e Trent Alexander-Arnold në klub. Largimi i Mohamed Salah, i cili ka treguar shenja pakënaqësie kohët e fundit, mund të sigurojë fondet e nevojshme për të forcuar ekipin e Slot.

Mes këtyre lëvizjeve dhe spekulimeve, e ardhmja e Liverpoolit mbetet e pasigurt, por me Arne Slot në krye, klubi po kërkon të sigurojë vazhdimësinë e yjeve të tij ndërsa përgatitet për një epokë të re pas Klopp. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy