Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah u përfshinë në një debat në fushë pasi egjiptiani po futej nga stoli në fund të pjesës së dytë kundër West Ham United.
Duke folur për Talksport pas asaj që ndodhi në Londër, ish-sulmuesi i Aston Villas, Gabbriel Agbonlahor tha se Salah ‘sherri’ nisi nga Salah i cili nuk është një nënshtures
“Mendoj se fjalosja ka ardhur nga Salah. Egjiptiani nuk është nënshtrues dhe se nuk i ka duruar fjalët e Klopp”.
“Mund ta vendosni Salah në bankë nëse jeni me rotacion, por Salah ka shënuar 210 gola dhe ka 86 asistime për Liverpoolin”.
“Një ndeshje kundër West Hamit është e vështirë, dhe i jepni 12 minuta. Kjo është ajo që ai ndoshta po thoshte në vijën anësore. ’12 minuta, hajde, unë jam Salah, nuk do të kishit një trofe pa mua Jurgen’”.
“Ata nuk do të kishin fituar asnjë trofe pa Salah. Ai ka qenë i pabesueshëm për atë klub futbolli. Ku është respekti?”, deklaroi Agbnolahor.
Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se incidenti kishte përfunduar pasi ata e diskutuan atë në dhomën e zhveshjes, derisa sulmuesi egjiptian tha shkurtimisht se do të kishte ‘ zjarr ‘ nëse do të fliste për të