Senatorët amerikanë e paralajmërojnë Gjeorgjinë për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara për shkak të…

by Nexhat

Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit të tij për ta risjellë një “ligj për agjentët e huaj të stilit rus” mund të shkaktojë ndryshime në politikën amerikane karshi Tbilisit

Në letër, të dërguar më 26 prill dhe të cilën e siguroi Zëri i Amerikës, senatorët thanë se janë “tejet të shqetësuar që po minohen synimet transatlantike të Gjeorgjisë”

Kjo letër u dërgua pak pasi Komiteti amerikan i Helsinkit i bëri thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ta tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj” dhe i bëri thirrje Tbilisit të “largohet nga kjo rrugë e dëmshme”.

Qeveritë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar projektligjin kontrovers të Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”, për të cilin thonë se është kopje e një ligji të ngjashëm rus, të cilin Moska e përdorë për t’i luftuar zërat kritikë në vend.

Mijëra gjeorgjianë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër këtij projektligji. Ky legjislacion kishte nxitur protesta masive edhe kur u soll për herë të parë vitin e kaluar, duke e detyruar Qeverinë ta tërheqë projektligjin

Mamuka Mdinaradze, kryetar i grupit parlamentar të Ëndrrës Gjeorgjiane, tha këtë muaj se partia e ka ndër mend ta risjellë këtë projektligj, i cili do t’i detyronte organizatat jofitimprurëse dhe mediat, të cilat financohen nga jashtë dhe të cilat janë të angazhuara në aktivitete “politike”, të raportojnë për aktivitetet e tyre para autoriteteve.

Projektligji parasheh gjithashtu edhe kompetenca të mëdha mbikëqyrëse për autoritetet dhe dënime të mundshme penale për vepra të paspecifikuara penale.

Ëndrra Gjeorgjiane tha se projektligji i ri është i njëjtë me atë që u tërhoq vitin e kaluar, vetëm se e ka një ndryshim: Termi “agjentët e huaj” është zëvendësuar nga një term më i tërthorët, “organizatat që ndjekin interesat e pushteteve të huaja”.

Senatorët amerikanë i hodhën poshtë pretendimet e Qeverisë gjeorgjiane se ky legjislacion është i barasvlershëm me ligjin amerikan që u kërkon qytetarëve amerikanë të regjistrohen si agjentë të huaj, nëse ata i përfaqësojnë interesat e një pale të huaj në Shtetet e Bashkuara.

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane, tha më 27 prill se letra e senatorëve “bazohet në keqkuptime”.

Zyrtarët e Ëndrrës gjeorgjiane kanë ngulur këmbë se legjislacioni ka për qëllim të sjellë transparencë në një kohë tensionesh së larta.

“Vendi ynë, fatkeqësisht, ende përballet me sfida. Sfida kryesore është pushtimi i huaj i 20 për qind të territorit tonë. Trupat ruse qëndrojnë në territorin e okupuar, edhe pse ka edhe rreziqe të tjera në vendin tonë”, tha Garibashvili

Ndjesia antiruse mund të jetë e fuqishme shpesh në Gjeorgji. Trupat ruse ende e kontrollojnë rreth një të pestën e territorit të Gjeorgjisë, shumicën e të cilit e morën gjatë luftës së vitit 2008.

Leximi përfundimtar i projektligjit do të hidhet për debat më 17 maj. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha për BBC kohë më parë se ajo do të përdorë veto kundër projektligjit, nëse ai kalon në leximin e dytë.

Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është se projektligji në fjalë është “tamam kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimit] Putin”.

Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft deputetë për ta rrëzuar veton e saj.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Gjeorgji e ka kritikuar rikthimin e projektligjit, duke thënë se ai nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, të cilit Tbilisi dëshiron t’i bashkohet.

Human Rights Ëatch gjithashtu e ka kritikuar këtë legjislacion.

Gjeorgjia ka qenë e zëshme në synimin e saj për t’iu bashkuar BE-së, dhe vitin e kaluar e mori statusin e vendit kandidat pasi Qeveria u tërhoq nga përpjekja e parë për ta kaluar këtë projektligj, pas protestave të mëdha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy