TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi (VIDEO)

by Nexhat

TikTokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC.

Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma në kryeqytetin irakian në lindje të lagjes Zayne

Ministri i Brendshëm irakian ka konfirmuar se gruaja e njohur në rrjetet sociale, është vrarë nga një vrasës i panjohur për autoritetet.

Në kumtesën e kësaj ministrie thuhet se “një ekip i specializuar” është angazhuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj.

Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është qëlluar për vdekje në veturën e saj nga një person që iu afrua me motoçikletë.

Forcat irakiane të sigurisë thanë për AFP se sulmuesi ishte shtirur si shpërndarës i ushqimeve.

E Al Hurra raporton se në këtë sulm është lënduar edhe një grua tjetër. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy