1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

by Merita

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.

banner

Lajmin e ka dhënë zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e kesaj komune.

“Sot gjatë ditës Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimin në vlerë mbi 1 milionë euro. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i MMPHI, Hysen Durmishi dhe drejtorë të ekzekutivit komunal.

Ky memorandum bashkëpunimi përfshinë:

Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca” në vlerë prej 537 mijë euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeçël-Dumosh në vlerë prej 159 mijë euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash-Dobratin në vlerë financiare 155,500.00 euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga gurthyesi deri në rrugën Sahit Llalloshi, në vlerë prej 185,150.00 euro.

Ndërsa, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari Bulliqi bashkë me Ministrin Aliu dhe Zëvëndësministrin Durmishi vizituan nga afër punimet që po realizohen në teren dhe ato që do të realizohen në bashkëpinim me MMPHI, thuhet ne njoftimin per media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy