Ahmeti: Partitë shqiptare të mos përsërisin gabimet e së kaluarës

by Nexhat

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e ka vazhduar fushatën në kuadër të zgjedhjeve kuvendare që do të mbahen më 8 maj.

Sot në një tubim në Zhelinë, ai u dërgoi mesazh partive politike shqiptare opozitare, të cilave u tha “të mos përsërisin gabimet e të kaluarës”

banner

“Partitë politike të shqiptarëve të mos bëjnë gabime që janë bërë në të kaluarën dhe të presin karamele. Se kush e përfaqëson popullin, vendos populli. Populli e tha fjalën e vet më 24 prill”, tha Ahmeti.

Ai e vazhdoi debatin në distancë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, duke thënë se “UÇK-ja është historia e këtij vendi”.

“Të bëhemi racional, transparent sepse është histori e këtij vendi UÇK-ja. I tërë populli ishte me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe këtë duhet ta dijnë këta të rinjtë që iu nxjerr buza tamël”, tha mes tjerash Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy