“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, hapjen e bëjnë ambasadorët e vendeve gjermanofolëse

by Merita

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph Weidinger si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut, Eric Dietz në Prishtinë kanë bërë hapjen e “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.

Ambasadori gjerman u shpreh lumtur që është i pranishëm edhe këtë vit me programin për të cilin tha se do jetë jo vetëm në Prishtinë por edhe qytetet tjera të Kosovës.

banner

“Gjermanishtja është lëndë shkollore në Kosovë, gjë e cila e tregon lidhjen e veçantë me Gjermaninë”, ka thënë Rohde.

“Me shumë organizime për ditët e gjuhës gjermane, kemi shumë për të ofruar për ata që tashme veçse e dinë gjermanishten por edhe për ata që janë të interesuar për kulturën nga shtetet gjermanofolës, ky është viti im i katërt në Kosovë dhe më duhet të them se jam i befasuar nga roli i rëndësishëm që ka gjuha gjermane në Kosovë”.

Rohde deklaroi se do ketë edhe një  organizim  tjetër gjatë kësaj jave lidhur me sportin.

Ndërsa ambasadori i Austrisë, Weidinger u shpreh se është befasuar se sa shumë njerëz e kuptojnë dhe flasin gjermanishten në Kosovë.

“E di se “der, die, das” është prej më të vështirave. Unë isha i befasuar se sa shumë njerëz e kuptojnë dhe flasin gjermanisht në Kosovë. Është mahnitëse fakti se ka prej atyre që e kanë mësuar gjuhën nga televizioni dhe sa të rinj të tjerë studiojnë gjuhën gjermane nëpër fakultet”, tha ai.

Ai përmendi disa nga aktivitete që do të mbahen gjatë javëve në vazhdim nga Ambasada austriake në Kosovë, si filma të shkurtër, shkrimtarë të ndryshëm, etj.

Ndërkaq i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz u shpreh i lumtur që është i pranishëm në hapjen e këtij organizimi.

“Dua të them se në Kosovë është po thuajse e njëjtë sikurse në Luksemburg, ku shumë të rinjë flasin gjermanisht ose anglisht, me shumë mundësi për biznese e  punë. Dhe kur pyeta se ku e mësonin gjuhën, ata më thonin prej televizionit, dhe kur vie puna tek sporti në veçanti futbolli e shikojmë në gjuhën gjermane”, tha Dietz.

Përfaqësuesja e ambasadës zvicerane, Beate Elseser përmendi dy veçanti të gjuhës gjermane.

“Kemi 4 gjuhë zyrtare në Zvicër, gjermaishtja mes tyre, të jetosh në një vend me kaq shumë gjuhë është e ndërlikuar dhe interesante. Dhe e dyta se gjermanishtja në Zvicër flitet më ndryshe se në Gjermani sikurse gjuha dhe dialektet shqipe në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë Elseser .

Ajo tha se gjatë majit do ketë po ashtu aktivitete të organizuara në qytetin e Prizrenit nga Ambasada zvicerane në Kosovë./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy