Ish-ambasadori Cana: Kryeministri Kurti po bën diplomaci të pazareve (VIDEO)

by Nexhat

Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, ka thënë se në raportin e Dora Bakoyannis për anëtërsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës një prej kushteve që ceket është edhe forimimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se këtë gjë ekzekutivi i vendit ose nuk ka njohuri ta kuptojë, por ose edhe dëshiron të manipulojë të tjerët.

banner

“Deklarimi i qeveritarëve tregon ose një naivitet ose një manipulim të qëllimshëm. Në raportin e Bakoyannis thuhet se duhet të ndërmerren hapa sa i përket Asociacionit kjo nuk është ndonjë befasi. Por ja që qeveritarët edhe pas publikimit të raportit kanë vendosur të dezinformojnë apo janë të paaftë të lexojnë mesazhet diplomatike që janë shumë të qarta në raportin e Bakoyannis”, ka thënë Cana.

Cana ka shtuar se kryeministri Albin Kurti bën diplomaci të pazareve.

“Z. Kurti gjithë diplomacinë e ka vendosur në parametra çka kërkon dhe në parametra çka kushtëzon të tjerët, në fund të gjitha vendimet që janë marrë analizoni janë rezultat i pazareve. Kjo do të thotë është diplomacia e Z. Kurtit e pazareve. Kurse vendimi për Manastirin e Deçanit është i pazareve, unë e marrë një vendim, ti e merr një vendim. Pra, Kurti ose nuk e kupton ose qëllimisht dezinformon sepse ai nuk mund t’i vë kushte apo t’u tregoj shteteve tjera”, ka thënë Cani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy