Kosova solidarizohet me Ukrainën, Kurti: Krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

by Nexhat

Në Prishtinë është hapur të hënën ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti theksoi se Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse sipas tij, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta

banner

Kurti theksoi po ashtu se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Hapja e kësaj ekspozite në Prishtinë është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës në këtë kohë të vështirë. Solidariteti ynë me popullin ukrainas besoj që i ka dy burime, së pari është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit ilegal të Rusisë, si dhe ta ndihmojë atë me çdo mjet që e kemi në dispozicion. Sepse, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është edhe sulmi i autokracisë ndaj demokracisë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një çështje e thjeshtë mes dy shteteve, ajo ka implikime për gjithë botën. Rezistenca e Ukrainës është simbol i qëndrueshmërisë-demokracisë kundër forcave që kërkojnë shkatërrimin dhe zhdukjen e saj”, theksoi Kurti

Më tej kryeministri ka theksuar Kosova solidarizohet me Ukrainën, pasi që sipas, tij, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta.

“Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekada të tmerrshme janë ende të freskëta, plagët janë ende të hapura, gati çdo qytetarë I Kosovës, ose vetë është viktimë e dëbimit masiv të shqiptarëve në vitin 1999 ose ka të paktën një anëtar të familjes të që ka qenë viktimë e dëbimit, torturimit apo masakrave të kryera nga forcat serbe të regjimit të Mollosheviqit”, u shpreh ai

Po ashtu ka theksuar se ekspozita është me rëndësi të veçantë, sepse siç tha ai e vërteta tregohet dhe përhapet jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore siç janë pikturat dhe fotografitë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy