Taekwondisti i ri Mal Sahiti, ka fituar medaljen e artë në garën prestigjioze të taekwondos, President Cup 2024, që u mbajt në Tallinn të Estonisë.
Në këtë turne pjesëmarrës ishin rreth 1,600 garues nga e gjithë bota, ndërsa në kategorinë 68 kilogramë ku garoi Sahiti, ishin të pranishëm 31 atletë
Përveç faktit se u shpall kampion pas pesë xhirove, Sahiti siguroi gjithashtu edhe normën për Kampionatin Evropian U21 si dhe Kampionatin Botëror për Junior.
Krahas këtyre sukseseve, Sahiti ka cementuar edhe vendin e parë në ranglistën botërore të European Taekwondo Union.
Për t’u shpallur kampion, Sahiti mposhti në finale një garues nga Polonia me rezultat 2-0.
Sfida e radhës për Malin do të jetë Kampionati Botëror i Juniorëve, që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në Korenë Jugore