Mediumi rumun e zbulon skuadrën nga Bundesliga që e do Ermal Krasniqin

by Nexhat

Pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Rapid Bukureshtit, futbollisti Ermal Krasniqi mund të largohet nga ky klub në fund të edicioni.

Për shërbimet e kosovarit interesim kanë shprehur disa skuadra të njohura.

Krasniqi ka marr një ofertë nga Bundesliga dhe se është afër transferimit në këtë kampionat, raportojnë mediat në Rumani.

“Rapid ka marrë një ofertë për transferimin e Krasniqit. E kemi fjalën për Werder Bremenin, vendin e 10-të në Bundesligë. “Rapidistët” kërkojnë për Ermal Krasniqin 3 milionë euro plus një përqindje prej 20% për një transferim të mundshëm. Të shohim nëse palët arrijnë marrëveshje” , ka thënë Horia Ivanovici, për gazetën “FANATIK”.

Krasniqi për momentin vlerësohet me 1.5 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Në 30 paraqitjet e këtij edicioni për Rapidin në të gjitha garat, Ermali ka shënuar pesë gola e ka bërë po aq asistime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy