Serbët në veri nuk po regjistrohen: Avni Kastrati thotë se do të bëhet një vlerësim për atë pjesë të Kosovës!

by engel

Kanë kaluar më shumë se tri javë nga fillimi i procesit të regjistrimit në Kosovë, por qytetarët e etnisë serbe në pjesën veriore të Kosovës nuk kanë hequr dorë nga hidhërimi ndaj institucioneve të Kosovës dhe si duket kanë vendosur të respektojnë thirrjen e Lsitës Sërbe për të bojkotuar procesin e regjistrimit të popullësisë.

Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar disa intervista në pjesën veriore dhe ka arritur të kuptojë se qytetarët atje nuk janë duke bashkëpunuar në këtë proces. Sipas këtij mediumi, familja 6 anëtarëshe Miletiq ka treguar se ende asnjë regjistrues nuk ka trokitur në derën e tyre por ata kanë thënë poashtu se nuk është e sigurt nëse do të përgjigjen në pyetjet nga pyetësori, edhe nëse dikush do t’i trokiste në derë gjatë dy javëve të ardhshme.

banner

“Kjo është bërë më shumë çështje politike”, ka thënë Dalibor Milletiq për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar regjistrimit të popullsisë që ka nisur më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Regjistruesit nuk e kanë vizituar ende as pensionistin nga Mitrovica e Veriut, Dragan Ilic i cili thotë se nuk do të marrë pjesë në regjistrim, edhe nëse dikush u troket në derë dhe u kërkon t’iu përgjigjen disa pyetjeve.

“Populli nuk është budalla, populli sheh, populli kupton. Ky regjistrim do të thotë shkatërrim për të. Thjesht, kjo është situata në Kosovë tani”, ka thënë Ilic për Radion Evropa e Lirë.

Shumica e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës refuzojnë të regjistrohen, kanë thënë edhe zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Drejtori i kësaj agjencie, Avni Kastrati, ka thënë të hënën se bojkotimi i regjistrimit nuk është gjë e mirë për komunitetin serb dhe nëse vazhdon, shtoi ai, aje do të bëhet vetëm vlerësimi i popullsisë.

Sipas atij regjistrimi, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion – prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, janë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.

Ndryshe nga situata në pjesën veriore, në pjesën jugore sipas drejtorit Avni Kastrati, serbët po “regjistrohen në mënyrë masive”, por nuk dha ndonjë shifër.

Nebojsha Vesiq i cili jeton me familjen e tij 4-anëtarëshe në Kllokot, që është njëra nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka treguar se i është përgjigjur regjistrimit, sepse, siç thotë, është e nevojshme të dihet se sa pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë.

“Të dihet se kush jemi, ku jemi. I vetmi problem është se zgjat pak shumë, kërkon kohë”, thotë ai.

Në Kosovë janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe.

Boban Simiq, nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale (CASA), thotë se procesi i regjistrimit në komunat në veri “pothuajse nuk zhvillohet fare” dhe kjo, sipas tij, është pasojë e “organizimit të dobët dhe mungesës së fushatës” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ai thekson se ky nuk është procesi i vetëm që organizohet nga institucionet e Kosovës në veri e që bojkotohet nga pjesëtarët e komunitetit serb, dhe kujton këtu votimet që u zhvilluan këtë muaj për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Gjatë 24 ditëve të para të procesit janë regjistruar rreth 891.000 banorë. Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen në gjysmën e dytë të qershorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy