54
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili është përfshirë në një hetim gjyqësor ndaj gruas së tij, për të cilën thotë se është një fushatë destabilizimi e orkestruar nga opozita e djathtë, do të njoftojë sot në orën 13:00 nëse do të japë dorëheqjen apo jo, njoftuan sot shërbimet e tij.
Në pushtet që nga viti 2018, lideri socialist 52-vjeçar të mërkurën e kaluar pezulloi të gjitha aktivitetet e tij publike pasi një gjykatë e Madridit njoftoi hapjen e këtij hetimi paraprak për “korrupsion” dhe ” ndikim të padrejtë”.