Thomas Tuchel prezantohet në konferencën e shtypit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid me besimin e atij që e di cfarë do të ndodhë. Madje tekniku i bavarezëve ka treguar si do të shkojë ndeshje e kush do të shënojë.
“Kjo ndeshje është si një finale – shpjegoi trajneri i Bayern Munich -. Objektivi ynë është të arrijmë në Wembley. Ne mposhtëm Arsenal dhe kjo na dha shumë besim. E të luash kundër Real Madrid është një hap shumë i rëndësishëm. Mezi presim të zbresim në fushë. Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e nesërme”. Pikërisht në këtë moment ai bëri edhe një parashikim: “Nuk e di pse. Por e di që Gnabry do të shënojë një gol, e sigurtë”.
ELOZHE PËR REAL MADRID DHE PLANI PËR BELLINGHAM
Tuchel pastaj thurri elozhet për kolegun në pankinë Blancos, Carlo Ancelotti. “Carlo është një legjendë. Ne do të përgatitemi mirë, edhe pse do të kemi një ditë më pak për t’u përgatitur. Të gjithë jemi të emocionuar për të përballur këtë ndeshje – shtoi ai -. Carlo tregon qetësi dhe përvojë. Është e rëndësishme të përqendrohemi te vetja. Duhet të kemi disiplinë për të gjetur zgjidhje. Kemi përvojë, si unë ashtu edhe lojtarët”.
Bellingham është një nga kërcënimet më të mëdha të Real Madrid dhe tekniku ka ndërmend një plan. “Rritja e Bellingham është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, luan për të. Ai e menaxhon mirë situatën, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha. Ne duhet të gjejmë zgjidhje”.
Receta për të mundur Real Madridin. “Duhet të kemi taktikë, por edhe liri. Nuk mund të mendojmë vetëm për taktikat. Lojtarët janë drejtuesit e makinës, që është ekipi. Lojtarët kanë nevojë për një liri të caktuar. Detajet e vogla do ta vendosin këtë ndeshje. Ndoshta pak fat na ndihmon, por nuk mund të varemi vetëm nga fati”.