Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

by Nexhat

Chelsea ka filluar kontaktet me trajnerin Thiago Motta i cili ka rijuar sistemin revolucionar në futboll 2-7-2, sipas një raportimi të ri.

Puna e Mauricio Pochettinos tek Chelsea është në rrezik serioz për shkak të rezultateve dëshpëruese gjatë këtij sezoni

banner

Sidoqoftë, Chelsea mund të rekrutojë lojtarë të rinj për sezonin 2024/2025, pa Pochettinon në krye të saj.

Mediumi italian Calciomercato ka raportuar se ‘Blutë e Londrës’ kanë nisur kontaktet e para me trajnerin Thiago Motta. Pochettino mund të zëvendësohet nga Motta, i cili ka impresionaur si trajner që prej se njoftoi për pensionimin nga futbolli.

41-vjeçari e nisi karrierën menaxheriale tek Paris Saint-Germaini, atje ku e përfundoi karrierën e tij si lojtar profesionist.

Ai ishte trajner i PSG-së U19 dhe kishte thënë se dëshiron të sjell revolucion në futboll me formacionin 2-7-2 i cili do të përdorej me qëllimin e kontrollimit të ndeshjes me presion të lart dhe me shumë lëvizje me dhe pa topin

Motta ka fituar reputacion të madh si trajner dhe Chelsea nuk do ta ketë aspak të lehtë ta fitojë garën për shërbimet e tij, pasi për italian të interesuara janë edhe Juventusi me Manchester Unitedin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy