Çitaku: Kushdo që thotë se Kosova ka më shumë sovranitet në veri, nuk e ka idenë çka po ndodh atje

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të vendit, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh atje.

“Në fakt, sa sovrane është Kosova në atë pjesë të vendit e dëshmuan edhe pamjet në një prej komunave veriore ku nënkryetarja e komunës merrte narkotikë në zyrat e komunës. Aq ka sovranitet në atë pjesë të vendit”.

banner

“A ka policë, a ka administratë, çfarë shërbime ofrohen? Mendoj që edhe dështimi i referendumit flet më së shumti se sa sovranë jemi ne atje, se sovraniteti buron nga populli”, deklaroi Çitaku,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy