Fetahu në cilësinë e avokatit të Kadri Veselit e paditë deputetin e VV-së për shpifje

by Nexhat

Avokati kosovar, Faton Fetahu, në cilësinë e mbrojtësit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paditur për shpifje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, pas një deklarate që ky i fundit ka dhënë rreth një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës,

Siç pretendon Fetahu, deklarata e deputetit Korenica përmban shpifje dhe se kanë pritur 6 javë nga deputeti Korencia për t’u tërhequr nga e njëjta, megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur.

banner

Avokati i Veselit shkruan se duke parë një situatë të tillë, ka vendosur që të dorëzojë padinë për shpifje kundër deputetit Korenica.

Njoftimi i plotë i avokatit Fetahu:

Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, kam dorëzuar këto ditë padi për shpifje kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica. I njëjti, në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.

Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin “Indeksonline” dhe artikulli ishte publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin”.

Pas deklaratës publike me përmbajte shpifëse ndaj z. Veseli, sipas ligjit në fuqi, deputetit i kërkuam përmirësimin e shprehjes shpifëse, përkatësisht tërheqjen nga deklarata. Kaluan gjashtë javë dhe deputeti e injoroi kërkesën duke e zgjedhur heshtjen.

Pra, ai e artikuloi këtë shpifje, u sigurua ta publikonte dhe ta shpërndante në medie një deklaratë të tillë të pavërtetë, por nuk e provoi asnjëherë me asnjë fakt të vetëm. Në këto rrethana, rruga gjyqësore mbeti e paalternativë

Si rezultat, në cilësi të avokatit të z. Kadri Veseli, kam depozituar padinë për shpifje kundër këtij deputeti, i cili në cilësinë e të paditurit do të ketë barrën e provave për të dëshmuar vërtetësinë e deklaratës së tij.

Uroj dhe shpresoj që gjykata do ta trajtojë me efektivitet këtë rast gjyqësor duke e konstatuar shpifjen e z. Korenica dhe të njëjtin do ta mbajë përgjegjës për dëmet e shkaktuara, dhe në asnjë mënyrë të parashkruhet lënda, si në të kaluarën në një rast kërcënimi me jetë ndaj zotit Veseli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy