Hoxhaj: Nëse Kosova dështon në anëtarësim në Këshill të Evropës, pazari është bërë keq

by Nexhat

Në “Pressing”, të T7, të martën është duke u diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku në fazën vendimtare tashmë kusht është që Qeveria ta votojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse dështon anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës atëherë do të ishte dështim i madh.

banner

Ai thotë se kjo do të nënkuptonte edhe atë që “Qeveria e ka bërë pazarin keq”.

Pasi ai thotë se është dashur të insistohej në anëtarësim në NATO.

“Nëse humb kjo mundësi e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është një dështim i madh, me bindjen time të plot pazarin e kanë bërë keq. Kanë mundur të insistojnë që Asociacioni të ndërlidhet me NATO’n. Këto dy vitet e fundit janë frymë e NATO’s, frymë e sigurisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy