Jasharaj: 1 mijë punëtorë do të jenë nesër në protestë, besoj se Qeveria ka marrë “shkollë” nga greva e vitit 2022

by Nexhat

Rreth 1 mijë mësimdhënës e punëtorë tjerë do të jenë nesër në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës dhe mbështetur nga sindikatat tjera. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj shprehet i bindur se Qeveria Kurti ka marrë “shkollë” nga grevat e vitit 2022, për të cilën thotë se nuk duhet të ndodh.

banner

Kryesindikalisti shpreson që Qeveria do t’i plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që protesta e nesërme të jetë e fundit.

“Numri nuk do të jetë krejt i vogël, ne presim dikund 1 mijë (protestues) sepse kemi shumë shoqata sindikale, pra do të jetë zëri i anëtarësisë sonë. Me 1 maj do të dalim me kërkesa konkrete dhe do t’i bëjmë publike dhe urojmë që pas kësaj proteste të mos ketë nevojë më për protesta e greva por Qeveria të ulet dhe të bisedojë me neve, ngase edhe motoja e protestës është që ‘Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprime tjera sindikale’. Ne do të takohemi me protestuesit në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, pastaj do të vazhdojmë drejtë MAShTI-t për tu kthyer kah katedralja përgjatë sheshit deri te Qeveria dhe do të ketë disa fjalime aty”, ka thënë Jasharaj për EO

Ndonëse nuk e përmend grevën, Jasharaj nuk e mohon se një gjë të tillë. Ai deklaron se për këtë vendosin punëtorët e arsimit, por që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Unë nuk mund të flasë asgjë sepse për këtë vendosin vetë punëtorët e arsimit përmes organeve të SBAShK-ut por uroj që pas 1 majit Qeveria të ulet me ne të bisedojë sepse unë jam i sigurt se kërkesat tona tepër legjitime dhe mund të realizohen nëse ka vullnet nga Qeveria, vullnet ky deri tani i munguar dhe po them, Qeveria Kurti ka një qasje të gabuar edhe ndaj sindikatave edhe ndaj kërkesave të anëtarësisë”, u shpreh Jasharaj, teksa përmend edhe grevën e vitit 2022, për të cilën thotë se erdhi si rezultat i mosrealizimit të kërkesave të tyre.

“Mendoj, uroj dhe unë besoj se edhe Qeveria ka marrë ‘shkollë’ siç thotë populli nga viti 2022 kur filluam me protesta të vogla e u kthyem me protesta të mëdha, me një orë grevë dhe erdhi fatkeqësisht deri te greva e madhe e shtatorit 2022, që dorën në zemër e kishte goditur goxha shumë sistemin arsimor në Republikën tonë”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy