Është raportuar në fillim të kësaj jave se Liverpool po planifikon të ulet me Mohamed Salah pas përfundimit të sezonit për të diskutuar të ardhmen e tij.
The Reds duan me çdo kusht ta mbajnë sulmuesin egjiptian në Anfield, duke i ofruar një rinovim të kontratës
Megjithatë jo vetëm Salah, por drejtuesit e klubit do të ulen për të biseduar edhe me dy yje të tjerë.
Tabloidi anglez The Telegraph shton se Reds do të zhvillojnë gjithashtu bisedime me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold. Të tre lojtarëve u skadon marrëveshjet në fund të sezonit 2024/2025, kështu që një vendim për të ardhmen e tyre duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur
Mediumi në fjalë shton se prioriteti i parë i Liverpool ka qenë emërimi i një trajneri të ri
Tani Arne Slot është konfirmuar vetëm si shefi i ardhshëm i The Reds, hierarkia po kalon te lojtarët.