Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar se pas publikimit të një videoje në rrjete sociale të një abuzimi seksual, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë arrestuar.
“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë Rugova
Pas intervistimit, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
“I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё“, ka konfirmuar Rugova