Komuna e Prishtinë ka marr vendim që të ndalohet çarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut Germia për 1 maj. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Komuna.
“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.
Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali’, thuhet në njoftimin e Komunës.