Klubi anglez, Manchester United thuhet se është i hapur për të shitur shumicën apo thuajse gjithë skuadrën e tij këtë afati kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq janë të vendosur të kenë një sezon produktiv sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kush është trajner i ekipit
Hierarkia e re e klubit, e udhëhequr nga bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe dhe drejtori i ri Omar Berrada, do të mbikëqyrë një rregullim të skuadrës.
https://twitter.com/marca/status/1785250668023881788?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1785250668023881788%7Ctwgr%5Ebbcf2a5724d143670fe8a8cb77dd5e4db840e83b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fparalajmerimi-bombe-ne-old-trafford-man-utd-vendos-gjithe-skuadren-ne-shitje-pervec-tre-lojtareve%2F
Sipas mediumit The Telegraph, drejtuesit tashmë janë të bindur se mund ta lejojnë largimin e shumicës së lojtarëve.
Ky medium shton se Marcus Rashford do të lejohet të largohet kur të hapet afati kalimtar nëse vjen një ofertë e madhe.
As Bruno Fernandes nuk mendohet të jetë i sigurt, duke pasur parasysh moshën dhe pagën e lartë.
Vetëm tre lojtarë – Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund – janë plotësisht të sigurt për të ardhmen e tyre në Old Trafford.