Pas pesë sezonesh të Champions League rikthehet derbi Bayern Munchen – Real Madrid

by engel

Është derbi tradicional i Europës. Bayern Munich dhe Real Madrid kujdesen që në çdo takim të japin një spektakël dhe momente të gdhendura në historinë e Champions League, një “betejë” që ecën gjithmonë në ekuilibër. Hera e fundit që të dy u takuan ishte përsëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/2018, kur Madridi eliminoi bavarezët 4-3 në total për t’u kualifikuar në finale.

Që atëherë ekipet nuk i kanë kryqëzuar më rrugët në garën kryesore ndërklube. Kanë kaluar pesë sezone pa derbin tradicional të Evropës, por ai rikthehet mbrëmjen e së martës për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League në Allianz Arena. Emrat dhe skuadrat mund të duken pothuajse të barabarta, por rruga që dy skuadrat kanë marrë këtë sezon është shumë e ndryshme.

banner

Nga njëra anë, Reali po marshon me besim drejt titullit të tyre të 36-të në La Liga, ndërsa Bayern pa Leverkusenin magjik të Xabi Alonso-s të fitojë ligën dhe të thyejë dominimin e tyre 11-vjeçar në Bundesligë! Sikur të mos mjaftonte kjo, Bayerni rrezikon ta mbyllë sezonin pa titull nëse nuk arrin të fitojë Champions League, ndërsa Reali ka marrë edhe Superkupën e Spanjës me fitoren mbresëlënëse në finale 4-1 ndaj Barcelonës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy