Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

by Nexhat

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se tha “dinari i përket shekullit të kaluar dhe kohës së Millosheviqit”.

”I vetmi që i përket shekullit të kaluar është Albin Kurti, i cili me të gjitha mënyrat po përpiqet të dëbojë nga Kosova jo vetëm dinarin, por edhe popullin serb nga vatrat e tij shekullore”, citon kosovo-online Petkoviqin,

banner

”Kurti është ai që me politikën e tij të prapambetur, të dhunshme dhe antiserbe kërkon ta kthejë çdo ditë në një fuçi baruti gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk ka politikë tjetër për t’u ofruar përkrahësve të tij, dhe kjo politikë e Prishtinës po na kthen me dekada prapa dhe në vend që të ndërtojë ura pajtimi, Kurti me veprimet e tij të njëanshme po krijon sërish një rajon krize dhe tensioni në territorin e Kosovës”.

Ai pretendon se Beogradi për më shumë se dy muaj është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut dhe kompromisit për dinarin në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy