Ronaldo “Fenomeni” heq dorë nga dy skuadrat që i kishte në posedim

by engel

Ronaldo “Fenomeni” nuk është më pronar i klubit të futbollit Cruzeiro. Lajmi ka qarkulluar prej ditësh dhe tashmë klubi brazilian ka zyrtarizuar transferimin e 90% të aksioneve të klubit te BPW Sports për rreth 190 milionë euro, sipas të dhënave të shtypit vendas. Legjenda braziliane e kishte blerë Cruzeiro në vitin 2021, kur ishte afër falimentimit për shkak të borxheve. Braziliani tashmë mbetet pronar i Valladolidit por siç duket, edhe me këtë klub do të ndahet së shpejti.

Gjatë konferencës për medie ku njoftoi shitjen e Cruzeiro ai tregoi se ka plane edhe me klubin tjetër: “Valladolid do të jetë i rradhës që do të shitet. Ka gjasa që në të ardhmen të bëj diçka që lidhet me sektorin e futbollit, por do të përpiqem të jem më shumë i përgjegjshëm se sa isha deri tani në projektet e mia. Megjithatë, unë e përmbusha misionin tim, që ishte të risistemoja klubin Cruzeiro”.

Në fakt, Ronaldo i rregulloi hesapet dhe po ashtu e ktheu skuadrën në Serie A pas rënies. Rezultatet me klubin spanjoll ishin më të përziera: tre shpëtime radhazi në La Liga, më pas rënie, rikthim i menjëhershëm në ligë dhe sërish rënia e vitit të kaluar./Corriere dello Sport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy