“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicius paralajmëron ashpër Bayernin

by Nexhat

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin ‘hero’ i natës së sotme ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola

banner

Ylli brazilian fillimisht shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit magjik të Toni Kroos, ndërkaq në pjesën e dytë me gjakftohtësi realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.

Pas ndeshjes, braziliani është prononcuar shkurtimisht për mediat, duke dhënë një paralajmërim për bavarezët

“Ai pasim ishte një dhuratë nga Toni Kroos, e bëri të lehtë për mua që të shënoja. Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu. Është koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Vinicius.

Ndeshja kthyese mes Bayern Munichut dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit me fillim nga ora 21:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy