Walmart po mbyll qendrat e saj shëndetësore dhe shërbimin e kujdesit virtual pasi nuk po arrinë të ketë sukses me ofertat.
Kompania me bazë në Bentonville, Arkansas tha se pas menaxhimit të klinikave që lançoi në 2019 dhe zgjerimit të programit të saj të teleshëndetit, ajo arriti në përfundimin se “nuk ka një model të qëndrueshëm biznesi që ne të vazhdojmë”.
Walmart kishte 51 qendra shëndetësore në pesë shtete, me qëllimin për të ndihmuar njerëzit të kursenin para për nevojat e tyre të kujdesit shëndetësor.
“Ky është një vendim i vështirë dhe si të tjerët, mjedisi sfidues i rimbursimit dhe kostot e përshkallëzuara operative krijojnë mungesë përfitimi që e bëjnë biznesin e kujdesit të paqëndrueshëm për ne në këtë kohë,” tha kompania në një deklaratë.
Mbyllja e planifikuar e qendrave Walmart Health vjen pasi kompania njoftoi në mars 2023 se planifikonte të shtonte më shumë se dy duzina qendra shëndetësore në disa nga dyqanet e saj këtë vit. Në atë kohë, kompania tha se po kërkonte të hapte 28 qendra në vitin 2024, kryesisht në Dallas dhe Hjuston. Gjithashtu po planifikonte të zgjerohej në zonat Phoenix dhe Kansas City, Missouri.
Walmart është ndër disa ofruesit e shërbimeve mjekësore që u përpoqën të krijonin një prani me klinikat mjekësore dhe të bënin kujdesin shëndetësor më të aksesueshëm për paacientët. Por kjo nuk ka ndodhur për të gjithë, disa kanë pasur probleme me shërbimet e Walmart./Apnews