Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar pas paraqitjes së Veliajt në SPAK mëngjesin e sotëm, për skandalin me inceneratorët. Xhaferri është shprehur se Lali Fiku i Tiranës, do të pyetet për procedurën që i hapi rrugë aferës së djegësave, por nga zyrat e SPAK nuk do të dalë pa u pyetur për pasurinë e tij përrallore.
Sipas Xhaferrit, mbrojta që Veliaj u bën ish-drejtorëve të tij arrestuar, si pjesë grupit strukturuar kriminal “5D”, duke ngritur në qiell punën e tyre e fakton qartë se ke frikë se ata nuk e respektojnë kodin “Omerta”, që do të fundoste jo vetëm Veliajn, por të gjithë sektin e MJAFT që ka ngulur rrënjë në Bashki dhe në qeveri.
Postimi i plotë:
“Pasi refuzoi dy herë fletë thirrjet e SPAK herë duket u fshehur pas tëmthit e herë pas festave zyrtare, Veliaj sot pas koordinimit me kolegët e tij paraqitet në SPAK, për megaaferën e djegësit të Tiranës, që deri tani djeg vetëm paratë tona publike që përfundojnë në finale në xhepin e Veliajt e Ramës dhe të disa prej atyre që hanë fiq e dardha pas shpine.
Lali Fiku i Tiranës do pyetet për procedurën që i hapi rrugë aferës së djegësave, por nga zyrat e SPAK nuk do të dalë pa u pyetur për pasurinë e tij përrallore, që burimin e ka tek korrupsioni i paprecedentë i modelit 5D që na bëri të duket minor 20% i Ramës dhe Tan Leprit për lejet e ndërtimit në Tiranë.
Mbrojta që Erion Veliaj i bën ish-drejtorëve të tij arrestuar si pjesë grupit strukturuar kriminal 5D duke ngritur në qiell punën e tyre e fakton qartë se ke frikë se ata nuk e respektojnë kodin “Omerta”, që do të fundoste jo vetëm Veliajn por të gjithë sektin e MJAFT që ka ngulur rrënjë në Bashki dhe në qeveri.
Ne sot do të jemi sërish edhe më shumë edhe më të fortë përpara Bashkisë së Tiranës për të mbrojtur interesin publik nga grabitqarët që kanë uzurpuar këtë institucion falë tjetërsimit të votës nga krimi dhe paratë e korrupsionit në 14 Maj”.