1 Maji, Hamza premton rritje pagash: Që 4 vjet punëtorët janë lënë në harresë

by Nexhat

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shkruar të mërkurën në Facebook për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se “po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.

banner

“Dita e Punëtorëve, 1 Maji, ndër tjerash, duhet të na shërbejë edhe si ditë reflektimi për pozitën e punëtorëve në Kosovë. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e sindikalistëve, t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe pandalshëm të punojnë për kushte më të mira dhe krijim të vendeve të reja të punës. Po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.

Bedri Hamza po ashtu ka premtuar rritje të pagave, duke thënë se si në të kaluarën do të i rrisin pagat sërish – duke nënkuptuar sektorin publik. Ndërkaq për sektorin priva tha se do të ketë mundësi të reja.

“Ne, ashtu siç i kemi rritur pagat në të kaluarën, me rritjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, do t’i rrisim sërish ato dhe me përkushtim do të punojmë për përmirësimin e pozitës së çdo punëtori në Kosovë”.

“Në Kosovë do të ketë më shumë vlerësim dhe trajtim të dinjiteshëm, më shumë mundësi të reja, në sektorin privat dhe publik, për të gjithë ata që duan të punojnë për një të ardhme më të mirë, për vete, për fëmijët dhe familjet e tyre, për vendin tonë”, ka shkruar Hamza. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy