Alarmi për cigaren elektronike, 11-vjeçarët shqiptarë të 4-tët në Evropë

by Merita

“11-vjeçarët shqiptarë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 4-rt në Europë në lidhje me përqindjen e lartë të përdorimit të cigareve elektronike. Studimi më I fundit I OBSH mbi sjelljet e adoleshentëve zbardh trendin shqetësues të përdorimit të cigareve elektronike ndërsa konstaton ulje të përdorimit të duhanit tradicional”.

“Për Shqipërinë konsiderohet problematike konsumi i cigareve elektronike në moshën 11-vjecare sidomos tek djemtë duke e renditur Shqipërinë në vendin e 4. Kjo tendencë vjen duke rënë me rritjen e grup moshës pasi vihet re që grup moshat e rritur është një problem mbarë botëror,” tha Gentiana Qirjako.

banner

OBSH thekson faktin se popullariteti në rritje I cigareve elektronike tek adoleshentët mund të kërcënojë përparimin e bërë dekadat e fundit në kontrollin e duhanit tradicional.

Kjo organizatë parashtron nevojën kritike për strategji gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet me qëllim zvogëlimin e përdorimit të tyre për të parandaluar dëmtimet e shëndetit sidomos mes të rinjve.

“Do të jetë rishikimi i politikave të aksesit ndaj këtyre produkteve, e shoqëruar kjo me një ndërgjegjësim shumë më të madh që çdo produkt duhani është i dëmshëm për shëndetin,” tha Qirjako.

OBSH i rekomandon vendeve të përfshira në studim politika mbi çmimet, taksat rregullimin e politikave të marketingut si dhe iniciativa konkrete për edukimin e të rinjve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy