Blinken për herë të shtatë në Izrael, Netanyahu këmbëngul: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

by Nexhat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha sot Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Rripin e Gazës

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha në takimin me Blinken se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej.

banner

Ai gjithashtu theksoi se pushtimi i qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe se operacioni nuk varet nga asgjë, sipas Times of Israel.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftoi se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në qytetin e mbipopulluar Rafah në jug të Rripit të Gazës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy