Champions League: Paris Saint-Germain favorite kundër Borussia Dortmund

by engel

Paris Saint-Germain luan sonte gjysmëfinalen e ligës së kampionëve si favorit kundër Borussia Dortmund. Të gjithë sytë janë të drejtuar nga PSZh meqenëse aty luan Kylian Mbappe i cili e ka një shansë të artë që të fitoi për herë të parë titullin e ligës së kampionëve përpara që ai të largohet nga ky klub në fund të sezonit.

Paris Saint-Germain është një një fazë të rikonsolidimi të jashtëzakonshëm të cilën po e udhëheqë në mënyrë mbresëlënëse strategu Luis Enrique. PSZh një klub me shumë yje nuk ka arritur të korrë rezultatet e dëshiruara në të kaluaren, këtë gjë tani po e synon Enrique duke u përqendruar në lojtarët e rinj

banner

Menaxheri ka filluar me sukses të nxjerrë PSG-në nga identiteti i tij i mbushur me yje, i cili për fat të keq ka dhënë pak rezultate dhe po e kthen skuadrën në një grup të përqendruar te të rinjtë me fokus në kolektiv dhe jo në disa lojtarë të veçant për të rrëmbyer tituj.

PSZh shkon sonte me vetëbesim të lartë në Dortmund me synimin që të sjell një rezultat pozitiv nga atje. Mbappe është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve së bashku me Harry Kane, i cili shënoi mbrëmë golin e tij të tetë të sezonit. Shpresat se Mbappe ta arrijë këtë objektiv janë të mëdha duke marrë parasysh prapavijën herë pas here të lëkundur të Dortmundit. Skuadra gjermane pranoi katër gola në triumfin e tyre çerekfinale kundër Atletico Madridit, disa prej tyre pas gabimeve në mbrojtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy