Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një nga arma e ftoftë (thikë).
“Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.