“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

by Nexhat

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli u fut dje në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj Meritonit, pasi ky i fundit po vazhdon ende garën.

Ilnisa e cila foli nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon my French” ajo ka treguar se si u ndje nga ai takim emocionues

banner

“Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që ka mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua”, deklaroi Ilnisa

Ilnisa kishte përfunduar rrugëtimin e saj në BBVA pasi kishte shkuar në nominim bashkë me Eglën dhe Meritonin.

Meritoni dhe Egla vazhdojnë ende garën brenda shtëpisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy