Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

by Nexhat

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti

Sot janë plagosur tre persona me armë të zjarrit dhe një me thikë, të cilët më pas janë dërguar në Emergjencë në QKUK. Njëri prej tyre është liruar dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se nga hetimet fillestare dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy