Protestat studentore në SHBA për solidarizim me Palestinën i kanë kapërcyer përmasat e protestave të kohes së luftës së Vietnamit

by engel

Grupet e protestuesve që po mbështesin palët e kundërta, pro Palestinez dhe pro Izraelitë, u përplasen sot në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, duke u goditur me grushte dhe duke u shkelmuar dhe duke përdorur shkopinj për të rrahur njëri-tjetrin.

Disa orë më parë, edhe policia kishte ndërhyrë në një ndërtesë në Universitetin e Kolumbias për të ndërprerë dhe për të liruar ambientet të cilat protestuesit pro-palestinezë i kishinë marrë nën kontroll dhe e kishin paralizuar procesin mësimor.

banner

Pas disa orësh përleshjesh midis demonstruesve pro-palestinezë dhe pro-izraelitë, policia e veshur me helmeta dhe mburoja për fytyrën formoi rreshta dhe arriti t’i ndaj grupet. Kjo e frenoi dhunën dhe skena u qetësua me kalimin e kohës.

Mobilizues të protestuesve që u bëjnë thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gaza janë përhapur në të gjithë vendin si një lëvizje studentore duke arritur nga Nju Jorku në Teksas dhe Kaliforni. Goditja që pasoi nga policia në disa kampuse të kolegjeve ka shkaktuar jehonë edhe më të madhe të lëvizjes dhe protestës së studentëve duke i kaluar edhe ato që kishin ndodhur gjatë epokës së Luftës së Vietnamit.

Deri tani kanë ndodhur dhjetra konfrontime me forcat e rendit dhe më shumë se 1000 arrestime. Në disa raste, zyrtarët e universitetit dhe drejtuesit e protestës kanë gjetur marrëveshje për të ndërprer protestat dhe për të mundësuar fillimin e proceseve mësimore në kampuset e universiteteve./Apnews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy