PSD: 1 maji e gjen punëtorinë kosovare të shfrytëzuar nga kapitali dhe të shtypur nga Qeveria

by Nexhat

1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e Çikagos u vranë sepse po kërkonin ditën 8 orëshe të punës. Secila arritje që sot e njohim si të drejtë, ka mbrapa gjurmë lufte, historinë e sakrificës së punëtorëve. Asgjë s’ka ardhur si mirëkuptim, aspak gjenerozitet i zotërinjve. 

1 maji e gjen punëtorinë kosovare të shfrytëzuar nga kapitali dhe të shtypur nga Qeveria. Përpjekja për pagën minimale na erdhi bashkë me pykën përçarëse të Qeverisë për të ndarë veteranët e punëtorët. Kjo na la pa pagë minimale, pa rregull detyrues, nën mëshirën e kapitalit. 

banner

1 maji e gjen Kosovën pa dialog social. Me ndryshimin e Ligjit, dialogu është zëvëndësuar në komandë të ministrit të financës, që rastësisht qëllon të jetë i djathtë. 1 Maji i gjen sindikatat e organizuara nën sulmim e Qeverisë. Kontrata Kolektive e shkëputur njëanshëm në Shëndetësi, dhe sulmi i pa precedentë ndaj SBASHK-ut, e bëjnë këtë Qeveri aleate me shfrytëzimin dhe shfrytëzuesit. 

1 Maji është luftë ndaj punës së pa paguar të grave që mirëmban patriarkatin edhe midis punëtorëve. 

1 Maji është luftë ndaj punës e pa papaguar që punëtorit i kthehet e sendëzuar si teknologji që e nxjerr nga puna. 

1 Maji është dita e punëtorit të ndërtimit, që është pa mbrojtje e çdo ditë mbjell me gjak ndërtesat e larta. Është i fëmijëve romë që punojnë e nuk i shohim. 

1 Maji është dita e punëtorëve të pandemisë: pastrues, infermierë, mjekë e kuzhinierë. Këta janë punëtorët që mbajtën gjallë jetën kur të gjithë u strukëm. Punëtorët në fakt, janë kushti dhe mundësia edhe kur s’ka pandemi. Por, që kjo të kuptohet duhet bashkim. 

1 Maji është ditë e solidaritetit dhe luftës kundër shtypjes. Prejardhja rajonale, sektori i veçantë ku punon gjinia, përkatësia fetare ose orientimi seksual nuk na bëjnë më pak të shtypur e të shfrytëzuar. Identitet partikulare kur mbyllen nuk mbrojnë. Kemi shoqe dhe shokë përkrah, dhe kemi luftë përpara. Shoku, pra asocimi është kusht i kolektives dhe rruga e të vërtetës. Përbashkimi duhet të jetë sot thirrje dhe imperativ i kohës. Jo si thirrje për shkrirje, por si bashkim drejt fuqizimit. Solidaritet!

Nëse dikush pyet si është e mundur që në vendet që ne i konsiderojmë me të drejta e mirëqenie protestohet larg më shumë se këtu, përgjigja është tautologji: ka të drejta e mirëqenie sepse protestohet. Solidaritet!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy