Sela therrë VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin

by Nexhat

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7, ku po flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.

Për VLEN’n, Sela tha se tani e kanë harruar Albin Kurtin dhe po e përdorin Mickovskin.

“Fronti Evropian do ta thellojë akoma më tepër rezultatin, këto janë pritjet, ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet edhe sjellja e VLEN’it që tani kanë harruar Albinin dhe përdorin Mickovskin”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy