Haradinaj: Aleanca është zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes së Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes.

Kështu ka thënë Haradinaj në 24-vjetorin e themelimit të AAK-së, njofton Klankosova.tv.

banner

“Ditëlindja e 24-të po shënohet në një moment kur Aleanca vazhdon të jetë boshti tërheqës, zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes së Kosovës. Është inkurajuese dhe ndihem me fat që jam në mesin njerëzve që kurrë nuk mu ndanë, e të cilët po e rrisin boshtin politik për ndryshimin në Kosovë. Na presin shumë punë me të cilat duam ta arrijmë realizimin e vizionit, i cili inspiroi pafund brezat para nesh”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar bashkëatdhetarët të cilët asnjëherë nuk janë luhatur në rrugëtimin tonë.

“Nuk kam fjalë se si t’i falënderoj pafund bashkëatdhetarët me të cilët si pjesë të Aleancës ndamë gëzime, u përballëm me sfida, por kurrë nuk u luhatëm në rrugëtimin tonë.  Urime 24-vjetorin, Aleancë! Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës dhe popullin e saj”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy